Zëvëndës ministri i Rendit Ilir Cano shpjegon se çfarë u vendos në konferencën e Interpolit dhe bashkëpunimet me shtetet fqinje për kapjen e kriminelëve në arratisje.

” Në mënyrë të veçantë u trajtua problemi  i bashkërendimit dhe i bashkëpunimit të strukturave të policisë, veçanërisht atyre të Interpolit me strukturat përkatëse të të gjitha vendeve si dhe me shtetet fqinje për kapjen e personave që i largohen organeve të drejtësisë pas kryerjes së krimeve në vendet e tyre. Ne bëmë takime bilaterale me strukturat e Interpolit me shtetet fqinj Itali, Greqi me të cilët kemi dhe probleme për kapjen e personave qe i largohen dhe i fshihen organeve te drejtesise  shqiptare ndaj të cilëve ka urdhër arresti. Duke shfytëzuar këto mundësi ne bëmë takime të veçanta pune edhe me sekretarin e përgjithshëm të interpolit zotin Kendall ku  kërkuam një forcim të zyrës së Interpolit dhe mbështetje logjistike nga homologët.”- tha ai

Pamje Ilir Cano intervistë./tvklan.al