Trajneri do të drejtojë korçarët këtë sezon

Ilir Daja është kthyer te Skënderbeu vetëm 1 vit pasi u largua. Trajneri kryeqytetas do të drejtojë korçarët këtë sezon.

52-vjeçari e nisi punën menjëherë, duke kryer të mërkurën dhe seancën e parë stërvitore. Skënderbeu u shpall kampion në vitin e 2018 me Dajën dhe fitoi Kupën e Shqipërisë.

Ilir Daja ishte në stolin e korçarëve në një nga pjesëmarrjet në grupet e Europa League, ku mori 5 pikë pa pësuar asnjë humbje në shtëpi. Emërimi i vjen pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për lënien në fuqi të përjashtimit me 10 vjet të Skënderbeut nga kupat e Europës dhe gjobën prej 1 milionë Euro për përfshirje në trukim.

Drejtuesit e klubit do të kërkojnë të drejtën në Gjykatën Federale Zvicerane.

Tv Klan