I pyetur se a ka një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA dhe për CEZ-DIA, Ilir Meta është shprehur se këto janë tema shumë të lodhura teksa ka shtuar se ai nuk ka asnjë shqetësim nga drejtësia.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Ilir Meta ka thënë me bindje të plotë se do të shkojë në SPAK kurdo që ta thërrasin.

Pyetje: A ka ilir Meta një fletëthirrje nga SPAK për çështjen e lobimit nga SHBA, për CEZ-DIA dhe a do të paraqitet Meta në SPAK kurdo që të thirret?

Ilir Meta: Këto janë lajme tërësisht banale sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, pa asnjë materie, janë tema shumë të lodhura dhe po kështu nuk përbën asnjë lajm fakti që Ilir Meta të shkojë tek SPAK sepse ka qenë gjithmonë dhe ky është një dallim i plotë i Metës. Kam qenë në SPAK si këllëzues me letra, dokumente, kurrë nuk jam thirrur si kallëzues, ai ka qenë interesi i tyre. Kam qenë edhe si person në dijeni dhe do të shkoj kudo që të më thërrasin sepse nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia, sepse nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Ilir Meta “fap e far”, çështje të tilla nuk ekzistojnë. Kam treguar se kush e respekton ligjin dhe kush e shkel atë.

Gjatë fjalës së tij, Meta është shprehur se sipas tij, reforma e drejtësisë është shndërruar në “Rama-formë”.

Ilir Meta: Unë për hir të së vërtetës, gjatë këtyre 2-3 javëve për disa arsye të çështje të shëndetit nuk kam qenë i angazhuar publikisht, unë dua të ju them me bindje të plotë se duhet të ruajmë kujtesën në mënyrë që të jemi të vërtetë dhe kujtesa është që reforma u miratua me 140 vota, por reforma u shndërrua në Rama-formë sepse çdo gjë u bë në kundërshtim me Kushtetutën dhe do jua them pa u lodhur. Prokurori i Përgjithshëm u zëvendësua me 69 vota. A e harruat gjyqtaren që u betua tek Lana? Gjykata Kushtetuese u kërkon qeverisë dhe jo Parlamentit kur ka ndonjë kërkesë sepse ka lidhje direkte me qeverinë. Kjo është situata me sistemin e drejtësisë. Unë nuk dua të mbaj një qëndrim në bllok ndaj SPAK-ut sepse ne dimë që reforma u bë që t’i jepte sa më shumë pavarësi prokurorëve në dosjet e tyre që ata të ndikoheshin sa më pak nga drejtuesit e këtij sistemi. Mbështetjen më të plotë për ata që respektojnë ligjjn, që ju rezistojnë presioneve apo të botës së krimit, dhe për të gjithë ata që sillen si vartës së Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, të mos presin duartokitje kur shkelin ligjin.

Hetimet ndaj Berishës, Ilir Meta: Akt-akuzë e bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama

Hetimet e SPAK ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i konsideron një “lajthitje” dhe akt-akuzë të bërë nga Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në një konferencë shtypi nga selia e partisë që drejton, Meta bëri akuza për kapje të drejtësisë së re nga Kryeministri Edi Rama.

“Sa i takon qëndrimeve ndaj z.Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave, dëshiroj të shpreh edhe njëherë keqardhjen për këtë rëshqitje e cila nuk është e papritur e të së ashtuquajtës drejtësi të re e cila del anashkalon Parlamentin, del mbi Kushtetutë, mbi Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe natyrisht që ne e dimë shumë se është një akt-akuzë që në radhë të parë është bërë në Kongresin e PS nga Edi Rama. Dhe është një akt-akuzë e diktuar në çdo element prej tij i cili për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani, siç e dini të tërë është dhe personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërtimin e destinacionit nga një destinacion sportiv në një destinacion për ndërtim. Por po të shikoni dosjen emri i tij nuk del atje, nuk del as te inceneratorët. Mund të dali funksioni, por emri i tij jo. Përpiqet që të përdorë prokurorë të caktuar, gjykatës të caktuar, pasi e dimë të gjithë që ka kontrolluar gjithë sistemin e Vettingut që të godasi opozitën e vërtetë dhe të shfokusojë opinionin nga skandalet qindra milionë Euro, që ai i bën çdo ditë”, u shpreh Ilir Meta.

Sipas kryetarit të PL, kjo forcë politike do të jetë gjithmonë e hapur për çdo hetim.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë të hapur për çdo hetim. Ne habitemi se si shumë çështje që deputetë, funksionarë, drejtues të Partisë së Lirisë apo opoziitës i kanë depozituar në SPAK të cilat cënojnë interesin publik, që dëshmojnë korrupsion të faktuar nuk preken pavarësisht se për to kanë firmosur deputetë, emra të njohur publik. Sepse nuk duhet t’i prishet rehati Kryeministrit, kryetarit të bashkisë këtu apo funksionarëve të tjerë të besuar ende të Kryeministrit”.

/tvklan.al