Kryeministri Ilir Meta ka shprehur vendosmërinë për vazhdimësinë dhe përmbushjen e plotë të programit të qeverisjes 4-vjeçare. Zoti Meta ka patur një takim me drejtuesit e mediave në vend, ku është analizuar e gjithë situata politike, ekonomike dhe sociale, para dhe pas zgjedhjeve të 24 Qershorit.

Si arritjet e qeverisë së tij kryeministri, Meta përmendi rritjen ekonomike, stabilitetin e vendit, rezultatet politike në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe kontrabandës. Por ai tha se duhet bërë në shumë për transparencën e qeverisjes ndaj opinionit publik.

Kryeministri Meta bëri thirrje që presioni si nga maxhoranca dhe nga opozita, për forcimin e luftës kundër fenomeneve negative në qeverisje, të kthehet në funksion të stabilitetit të vendit dhe integrimit të tij europian. Duke ju përgjigjur interesimit të vazhdueshëm të gazetarëve për situatën brenda Partisë Socialiste, zoti Meta siguroi se ishte i gatshëm të bashkëpunojë me këdo që drejton PS-në.

Kryetari i partisë së mazhorancës, të jetë shprehës i vullnetit të saj. Dhe vullneti i kësaj maxhorance është që të qeverisë deri në 2005-n. Dhe të qeverisë më mirë. Për mua nuk ka shumë rëndësi emri dhe për mua nuk është e domosdoshme bashkimi i dy funksioneve.

Nëse zoti Nano e bën këtë gjë. Unë do të bashkëpunojë në mënyrë shumë të hapur dhe të sinqertë me të. Në rast se Partia Socialiste, për një arsye ose tjetër zgjedh dikë tjetër, unë përsëri do të bashkëpunojë me cilindo.

Kjo nuk është çështje emrash, nuk është as çeshtje e një formule të përcaktuar, e cila nuk ndryshon. Unë nuk dua asnjë kompetencë më shumë sesa të ushtrojë përgjegjësit e mia si kryeministër i vendit”, tha Meta.

Kryeministri, Meta duke vërejtur se institucionet në vend nuk janë të përsosura, ftoi opozitën të shkojë në parlament për të diskutuar dhe zgjidhur problemet që ka ngritur koalicioni opozitarë.

Dhe ajo që na mbetet është, duke patur të njëjtin vullnet për t’i përballuar këto sfida, për të bashkëpunuar, por dhe për ta kontrolluar njëri-tjetrin, opozita të vijë në parlament dhe të vendosim në rendin e ditës gjithë ato çeshtje të rëndësishme që ajo ka ngritur.

Unë e kam thënë edhe më parë që mbetem i hapur për opozitën edhe për pozitën kryesore, edhe për opozitën e re që është krijuar në vend me zgjedhjet e 24 Qershorit. E kam thënë se, nuk kam asnjë lloj paragjykimi në rast s zoti Berisha dëshiron të takohet. Unë jam i gatshëm të takohem edhe në zyrën e tij”, tha Meta.

Qeveria Meta do të vazhdojë të realizojë programin sikurse e ka bërë gjatë 18 muajve të jetës së saj, është shprehur kryeministri, duke theksuar se e shikonte vitin 2002, një vit shumë të rëndësishëm dhe të mbarë për vendin, pasi sipas tij ky vit është viti i kalimit nga tranzicioni dhe emergjenca drejt afrimit me Europën./tvklan.al