Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Këtë njoftim kreu i shtetit e ka ndarë në Facebook, ndërsa shkruan se “gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!”. 

“Të dashur miq, Kam kënaqësinë të ndaj me ju vendimin tim për të nderuar, në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Organizatën e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Gjaku për Çlirimin e Atdheut nuk mund të bëhet ujë!” / Tvklan.al