Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur Durrësin për të hapur fushatën elektorale. Kryetari Ilir Meta tha gjatë fjalimit të tij, se vendi përballet sot me krizën e lidershpirt politik dhe po aq atë qeverisjes.

Duke u ndalur kryesisht në zhvillimin ekonomik të vendit, Ilir Meta tha se vendi po përjeton krizë ekonomike, papunësi në rritje, shumë biznese po mbyllen apo janë sipas tij përballë sfidës së falimentimit. Nisur nga kjo panoramë e situatës në vend kryetari i LSI u bëri thirrje qytetarëve për veprim.

Ilir Meta: “Ne nuk jemi sot këtu thjesht sepse në një muaj Shqipëria do të shkojë në zgjedhje, por ne mbi të gjitha jemi këtu, sepse Shqipëria dhe Durrësi janë në krizë dhe jemi këtu për t’i dalë për zot Shqipërisë dhe Durrësit, për t’i nxjerrë nga kriza, për t’i futur në rrugën e zhvillimit, në rrugën e punësimit si e vetmja rrugë për të luftuar varfërinë.”

Kryetari i LSI akuzoi kryeministrin Berisha për keqqeverisje të vendit. 

Ilir Meta: “Dua  t’ju them kryeministrit në largim Sali Berishës, larg duart nga zgjedhjet, erdhi ora që t’i të dalësh në pension. Po në 28 qershor ne do votojmë dhe gjithë do votojnë që berishizmi të marrë fund njëherë e mirë në politikën shqiptare.”

Qytetarëve në takimin elektoral të LSI ju drejtuan dhe kandidatët e kësaj force politike për deputetë në Durrës Lefter Koka dhe Artur Zheji. Ata u shprehën të sigurt në fitoren e LSI në zgjedhjet e 28 qershorit.

Në miting merrte pjesë edhe. E votuar në këtë detyrë si përfaqësuese e PS, Alite bëri publik  bashkimin e saj me LSI duke e konsideruar siç dhe u shpreh, forcën e vërtetë përfaqësuese të së majtës në Shqipëri./tvklan.al