Themeluesi i LSI dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të jetë këtë të enjte në studion e emisionit Opinion të gazetarit Blendi Fevziu.

Ai është angazhuar në fushatën e partisë së tij intensivisht teksa pret të marrë drejtimin e Presidencës në korrik.

Tonet e Metës janë ashpërsuar ditët e fundit, pasi partia e tij u sulmua nga PD dhe PS dhe një sërë drejtorësh të LSI janë shkarkuar nga ministrat teknikë.

Si e sheh Ilir Meta këtë fushatë elektorale?

Çfarë mendon për marrëveshjen Rama-Basha?

A mendon se është paracaktuar koalicioni PS-PD?

A mendon se Rama do ti shtrijë dorën e bashkëpunimit LSI pas 25 qershorit edhe pse po e sulmon ashpër gjatë fushatës?

Çfarë komenti ka ai për qeverinë me një timon dhe tepsinë e pushtetit?

Ku bazohet fushata e LSI dhe a mendon se ka humbje votash pasi garon e vetme?

Për këto e shumë të tjera Ilir Meta sonte, 8 qershor, në emisionin Opinion.

Tv Klan