Ilir Meta flet për idenë e bashkimit të së majtës. Sipas tij kjo ka ndodhur përderisa forcat e të majtës bashkëpunojnë.

“Përsa i takon idesë së bashkimit të së majtës kjo është një realitet, ku forcat e të majtes së moderuar dhe qendrës bashkëpunojnë në aleancën për shtetin. Përsa u takon mendimeve se Partia Socialiste është një forcë politike e cila me një bashkim të tillë do të ishte komplekse, për mendimin tim janë gjëra të pavlefshme për arsye se sot Partia Socialiste është më moderne se asnjëherë tjetër dhe  ku për herë të parë është zgjedhur një kryeministër nga kjo parti në mënyrë demokratike dhe kjo nuk ka sjellë asnjë tronditje, përkundrazi ka sjellë rritjen e besimit në demokracinë qe ka kjo forcë politike dhe pikërisht sot mendoj se Partia Socialiste është më pranë Internacionales Socialiste.”

Pamje Ilir Meta intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame