“Të anulohet 30 Korriku, jo ndryshime kushtetuese të njëanshme”

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Partisë Socialiste, si forcë politike me kontribute në procesin e integrimit që të heqë dorë nga ndryshimi i njëanshëm i  ndryshimeve kushtetuese në seancën e 30 Korrikut.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Kreu i shtetit thotë se data 30 Korrik nuk është e lidhur me asnjë interes të Shqipërisë dhe se ajo duhet të anulohet, për t’i hapur rrugë një procesi konsensual të reformimit të rregullave zgjedhore.

Sakaq në njoftimin e tij, Presidenti Meta i ka bërë thirrje edhe Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar, që në emër të integrimit europian, të vazhdojë me këmbëngulje dhe pa u tërhequr, përpjekjet për arritjen e një produkti konsensual.

Hapi i hedhur të premten, nëpërmjet një propozimi për konsensus, duhet të jetë rruga për të ecur përpara, sipas Metës.

Tv Klan