Lefter Koka ka mbajtur detyrën e ministrit të Mjedisit nga radhët e LSI gjatë mandatit të parë qeverisës të koalicionit PS-LSI.

Por në këto zgjedhje, Koka kandidon për deputet në Durrës nën siglën e Partisë Socialiste.

I ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, ish-kryetari i LSI dhe Presidenti Ilir Meta ka zbuluar edhe momentin kur ka ndërprërë marrëdhëniet me Lefter Kokën. Sipas tij, kjo gjë ndodhi për shkak të aferës së inceneratorëve.

“Me Lefter Kokën e kam ndërprerë komunikimin për arsye të moralit të tij shumë të dobët disa muaj përpara se ata të linin mandatet. Kur njoftohem nga të gjitha burimet që po ndodhin këto gjëra, sigurisht jam i shqetësuar sepse kemi të bëjmë me një përpjekje për të prishur një proces zgjedhor. Këta nuk e bëjnë me mendjen e tyre, e bëjnë se i shtyn Edi Rama”, tha ndër të tjera kreu i shtetit. /tvklan.al