Ilir Meta dhe kryeministri Pandeli Majko në një takim me të rinjtë socialistë kërkojnë të dënohen ata që janë marrë me kontrabandë dhe korrupsion në qeverinë e Fatos Nanos. Te rinjtë eurosocialistë kërkojnë që qeveria e re të tregohet transparente në administrimin e parave që paguajnë shqiptarët nëpërmjet taksave si dhe krijimin e mundësive për shkollimin në universitetet me pagesë duke u prerë rrugën rryshfeteve që sipas tyre mbushin xhepat e dekanëve dhe pushtetarëve. Pas mbledhjes me të rinjtë Majko u shpreh :

“Unë sapo isha me familjen që më ka bërë protagonist në politikë, me forumin e rinisë eurosocialiste dhe ajo çfarë lexova në sytë e tyre por që dhe unë do ta shprehja si kryeministër është se ne nuk na ka ardhur asnjëherë turp që e kemi quajtur veten socialistë dhe unë do të vazhdoj që ti qëndroj këtij emri”.

Pamje nga mbledhja e eurosocialistëve kryetari Ilir Meta, Pandeli Majko, Erjon Brace, Ndre Legisi, Ilir Zela./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame