Ilir Meta: Përse dështoi përpjekja për të ulur Ramën dhe Bashën në dialog

Posta

Ilir Meta: Përse dështoi përpjekja për të ulur Ramën dhe Bashën në dialog

21:21 03/10/2019

A ka ndikim Presidenti tek Lëvizja Socialiste për Integrim?

Presidenti Ilir Meta thotë se tentativa për të ulur në tryezën e bisedimeve palët politike për zgjidhjen e krizës, dështoi për shkak të kërkesave të tyre.
Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Meta thotë se kjo ndodhi për dy arsye. E para, Kryeministri Edi Rama ishte kundër anulimit të datës së zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Dhe arsyeja e dytë ishte refuzimi i kryetarit të PD Lulzim Basha për të mos u ulur përballë Edi Ramës si Kryeministër, por me kushtin që ky i fundit të ishte vetëm në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste.

Blendi Fevziu: Z.President, pse nuk i thirrët partitë politike në një takim që të mund të arrinit një marrëveshje para se të shtynit datën e zgjedhjeve?

Presidenti Ilir Meta: Unë i kam thirrur partitë. Pengesa kryesore për të zhvilluar një tryezë të përbashkët ka qenë insistimi i Kryeministrit Rama për të mos ndryshuar datën 30 Qershor. Dhe e dyta, edhe insistimi i z.Basha për të mos u ulur në një tavolinë me z.Rama si Kryeministër. Kryeministri Rama ka nxituar që zëvendësimi i këtyre deputetëve është kryer në një manyrë të paligjshme sipas legjislacionit tonë. Nëse ai mendonte që unë kisha një ndikim te opozita, edhe nuk do të ishte keq që edhe Presidenti të ketë një ndikim te opozita për mazhorancën, ai do të priste dy ditë sa të kthehesha unë nga Gjermania dhe do të kërkonte një proces për normalizimin.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse Presidenti Meta ka ndikim tek Lëvizja Socialiste për Integrim, kreu i shtetit mohoi një gjë të tillë.

Blendi Fevziu: A mund të ndikonit ju tek LSI, një parti të cilën e keni themeluar vetë, e keni drejtuar vetë dhe sot drejtohet nga bashkëshortja juaj?

Presidenti Ilir Meta: Zero ndikim tek LSI.

Blendi Fevziu: Pse? Ndikimi mund të jetë normal. Unë nuk po ju them që të bëheni palë, por ndikimi mund të jetë normal.

Presidenti Ilir Meta: Zero ndikim për shumë arsye.

Blendi Fevziu: Për djegien e mandateve?

Presidenti Ilir Meta: Për shumë arsye të cilat janë të qarta për opinionin publik, z.Rama nuk ka lënë asnjë mundësi dhe asnjë hapësirë asnjë force të vërtetë opozitare që të përmbushi detyrën apo misionin e saj në Parlament. Do të them dy gjëra për influencën te LSI-ja. Duhet të vinte këtu një mik i përbashkët i imi dhe i z.Rama nga muaji Mars, Massimo D’Alema, dhe duke i shpjeguar disa probleme të situatës në vend, i them situata është kaq absurde, sa për shembull: Në bashkinë nga vij unë me origjinë, Bashkinë e Skraparit, u bë kaq muaj që atje Prefekti në mënyrë më të paligjshme ka ndryshuar buxhetin e Bashkisë së Skraparit, të cilën e ka kompetencë vetëm këshilli, dhe janë bllokuar fondet, është bllokuar Thesari, askush nuk jep asnjë përgjigje, asnjë justifikim, njerëzit nuk marrin dot shërbimet e domosdoshme. Këta kanë bërë gjithë letrat që duhet të bëjnë, kanë bërë gjithë interpelancat që duhet të bëjnë me Ministrinë e Financave, dhe kjo gjë i thashë, unë e kam shumë të vështirë që të flas dhe në kuptimin njerëzor. Kur e bëjnë atje, kur e bën tek ajo zonë, çfarë na kërkon ti ne të respektojmë këtë. Bëra mirë që ia tregova këtë histori se dhe ai e kuptoi që situata ishte shumë e rëndë. Dhe e vetmja gjë e mirë ishte se ditën tjetër në mëngjes më mori kryetari i Bashkisë së Skraparit edhe ishte i çuditur si ishin zhbllokuar fondet.

Blendi Fevziu: Pas bisedës që D’Alema ka bërë me Ramën?

Presidenti Ilir Meta: Po normalisht kështu i bie. Ta përmenda këtë gjë për të kuptuar që shkaku kryesor i gjithë kësaj krize, që nuk është një krizë e re, është pikërisht se z.Rama e ka zgjedhur si strategji provokimin e konfliktit, vendosjen para faktit të kryer të opozitës dhe të gjithë institucioneve të tjera që garantojnë një demokraci, mediat, shoqërinë civile, institucionet e pavarura. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT