Gazetarja: Për miratimin e këtij kodi, LSI a do pranoje që të ketë bashkëpunime, përsa i takon kodit në zonat elektorale për të kaluar reformën zgjedhore?

Ilir Meta: “Dua të shpreh keqardhjen për dështimin e plotë, të ashtuquajturës reformë zgjedhore. Se këto janë dy forca politike që nuk bëjnë dot zgjedhje të lira, as brenda vetë partive të tyre, jo më të bëjnë zgjedhje të lira për të gjithë qytetarët shqiptarë, ashtu sikurse kanë kontradikta apo më mirë sherre për mundësitë që duan t’i krijojnë vetes në raport me rrëmbimin e votave apo të deputetëve midis njëri-tjetrit.”

Gazetarja: Zoti Meta, ju e përjashtoni çfarëdolloj mundësie përsa i përket bashkëpunimit me një nga dy forcat kryesore politike?

Ilir Meta: “Ne nuk përjashtojmë asnjë mundësi bashkëpunimi me të gjitha forcat politike në Shqipëri për të bërë zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme, për të krijuar kushte dhe mundësi të barabrta për administrimin e procesit të votimit. Ne nuk do të bëhemi gjithashtu palë në lojërat e njërës apo tjetrës forcë politike për të arritur pozita të tilla, që të manipulojnë procesin në dëm të forcave të tjera sepse ne mendojmë që çdo manipulim, çdo dhunim, çdo tjetërsim dhe deformim i votës të çdo qytetari shqiptar është një krim për demokracinë.”/tvklan.al