Opinion- Pas vizitës së tij në Washington , kryeministri Ilir Meta ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vizita në Amerikë u komentua si e suksesshme në mediat shqiptare në media.

Pika më e nxhetë e kësaj vizite ka qenë takimi me Presidentin  Amerikan George W Bush, takim i cili nuk ishte i përfshirë në axhendën e publikuar përpara nisjes nga Shqipëria. Gjatw intervistës Meta tha se Bush vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria dhe çmoi shumë politikën e moderuar dhe të përmbajtur ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni.

“Jam i kënaqur që pas fillimit të punës të administratës së Presidentit Bush të bëj këtë vizitë dhe të takoj edhe vetë Presidentin. Takimi me Presidentin Bush ka qenë një takim i premtuar. Takimi dhe biseda që kemi pasur me të zgjati rreth 20 minuta dhe është një tregues se është dashamirës ndaj vendit tonë. Takimi me Bush u vendos vetëm disa orë përpara se unë të takohesha me të, nuk ishte përcaktuar në axhendën e publikuar për mediat në Shqipëri. Bush vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria. Ai çmoi shumë politikën e moderuar dhe të përmbajtur ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni duke inkurajuar dialogun”, tha Meta./tvklan.al

I ftuar: Ilir Meta, kryeministër.