Socialistët u kërkojnë armëpushim demokratëve në lidhje me referendumin e Kushtetutës. Ilir Zela, sekretari socialist me marrëdhëniet publike ka përshëndetur qëndrimin e Partisë Demokratike që i ka lënë shqiptarët të lirë të shprehin vullnetin e tyre në 22 Nëntor. Zela u shpreh para gazetarëve se përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Pushtetin Lokal duhet të kryejnë detyrat në zbatim të ligjit për referendumin ose në të kundërt do të ballafaqohen me ligjin. Socialistët kanë vënë në shërbim të propogandimit të Kushtetutës, ,mbledhjet e komuniteteve drejtuese të partisë në rrethe. I pyetur rreth atentatit të Sabit Brokaj, Zela u shpreh se i takon organeve të drejtësisë të ndëshkojnë fajtorët pavarësisht se cilët janë ata, ndërsa për shkaqet e rënies së qeverisë Nano, Zela u përgjigj :

“Mund të ju them se e vetmja kritikë ka të bëje me ritmet dhe përshpejtimet e realizimit të objektivave të kësaj qeverie dhe qeverive që do të vijnë”.

Pamje Partia Socialiste Ilir Zela konferencë shtypi./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame