Bashkepunimi ka kryesuar top listat e Spotify, Apple Music dhe iTunes duke grumbulluar mbi 5 milion klikime

Ajo po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me projektin e ri muzikor “I’m good (Blue). Bebe Rexha ka arritur që të kryesojë listat muzikore në vetëm një javë pasi publikoi këngën.

Projekti në fjalë po qëndron i renditur në vendet e para në top listat e Spotify, Apple Music dhe iTunes. Bashkëpunimi këtë herë erdhi me dj e famshëm David Guetta.

Këngëtarja me origjinë shqiptare  ka shpërndarë një video në Instagram ku shfaqet e përlotur nga gëzimi. 33-vjeçarja njofton se kënga është renditur e para në Mbretërinë e Bashkuar në ‘Official Charts’.

 “Zyrtarisht e para në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithë fansave”, tha ajo.  Bebe dhe David e kanë realizuar videoklipin e veçantë në Ibiza të Spanjës.

Kjo këngë për pak kohë ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në YouTube. I’m Good (Blue) bëhet bashkëpunimi i parë më Bebe Rexhën që kryeson në Mbretërinë e Bashkuar.

Klan News