Pamjet e tmerrshme janë zbuluar brenda stomakut të një peshku të ngordhur.

Siç shihet edhe nga pamjet brenda stomakut të tij janë nxjerrë tapa plastike, por edhe mbetje të tjera plastike. Peshku i ngordhur është gjetur në ujërat e Kosta Rikës.

Erick Ross, shpjegoi se peshqit shpesh ngatërrojnë copat plastikepër ushqim para se t’i marrin ato.

“Është një video mjaft shqetësuese. Kjo konfirmon se gjallesat e ndryshme detare ngatërrojnë mbetjet plastiket me ushqimin. Këto mbetjet sidomos kur janë në përmasa të mëdha mund të bllokojë sistemi tretës së tyre si dhe zorrët, duke i parandaluar ata që të konsumojnë ushqim dhe të ngordhin”

, është shprehur ai. Tonelata mbetje plastike hidhen në oqean çdo vit, duke paraqitur një kërcënim serioz për të gjithë gjallesat që jetojnë në oqean.

/tvklan.al