Mjeku britanik Richard Tyser  fiton konkursin e fotografisë

Konkursin e fotografisë në Britaninë e Madhe e ka fituar një mjek i cili ka arritur të realizojë imazhe nga skanimi i zemrës së një miu. Fotografitë e shkrepura dhe më pas të zmadhuara me mikroskop kanë tërhequr vëmendjen e jurisë e cila i ka krahasuar ato me pikturat e Van Gogh.

Për këtë një pjesë e kritikëve e kanë cilësuar si kopje, pasi mjeku që mbron doktoraturën ka marrë indicie nga pikturat e Van Gogh, e që për ta kjo është kopjim.

Mjeku Richard Tyser, imazhet i ka realizuar nga zemra e embrionit të miut dhe me anë këtyre imazheve shpreson që të gjej edhe anomalitë të cilat mund të kenë edhe embrionet e njerëzve, duke bërë të mundur zbulimin e sëmundjeve të zemrës që në fillimet e saj.

Klan Plus