Imazhet e Kuvendit të Arbrit të hedhura në telajo. Ato janë realizuar nga piktori Gjergj Kola. Dy prej veprave të tij pasi udhëtuan në qytete të ndryshme të Italisë u vendosën në fshatin Mërqi, në kishën ku është mbajtur kuvendi.

Në aktivitetin e zhvilluar në kishën e restauruar një vit më parë, ishin të pranishëm disa personalitete. Kuvendi i Arbrit i ka zhvilluar punimet në datat 14-15 janar të vitit 1703, pikërisht në këtë kishë.

Klan News