“Odysseus” mbërrin të Enjten në Hënë, bëhet i pari lander privat që shkel në këtë sipërfaqe

Mbërrijnë fotot e para të shkrepura nga landeri privat Odysseus që është nisur për në Hënë. Janë fotot të Tokës, që aparaturat kanë marre teksa largoheshin nga planeti në mënyre graduale.

Ndërkohë udhëtimi vijon normalisht dhe pa asnjë problem, dhe është parashikuar të hyjë në orbitën e satelitit tonë në 21 shkurt, ndërsa në 22 është parashkuar të prekë sipërfaqen e Hënës. Nëse misioni vijon dhe përmbushet, do të ishte I pari mjet privat që ulet atje.

Janë 4 shkrepjet që lander ka realizuar, ku tregojnë planetin blu dhe gjithë diskut tokësor të ndriçuar. Landeri peshon 675 kg, dhe pritet të ndalet në rreth 300 km larg  polit jugor, pranë kraterit Malapert pas një udhëtimi që zgjati rreth 10 ditë.

Klan News