Imazhi i një fytyre të kobshme është krijuar nga tymi që dilte nga Vullkani i Vezuvit në qiellin italian. Fotoja është shkrepur teksa zjarri vullkanik detyronte evakuime në zonat përreth vullkanit.

“Pas mijëvjeçarit u shfaq monstra e Vezuvit

”, shkroi Rosario Scotto Di Minico sipër fotos me tym që krijonte imazhin e frikshëm.

Di Minico tha për “RT” se fotoja ishte shkrepur me celular nga Albarosa Scotto di Minico.

Pavarësisht zjarrit dhe tymit që ngrihej larg në qiell, nga vullkani nuk ka shpërthyer llavë.

Italia është përfshirë nga temperatura të larta duke detyruar shërbimet e emergjencës të ndërmarrin 698 operacione shpëtimi anekënd vendit. 476 prej operacioneve kishin të bënin me zjarret, më seriozi prej të cilëve ishte në Vullkanin e Vezuvit. /tvklan.al