Thikat, larvat, fluturat dhe mollët kanë diçka të përbashkët: mund të tregojnë frikërat tuaja. Nuk bëhet fjalë për frikën nga lartësia apo insektet, por për frikërat e thella, të pandërgjegjshmet që fshihen në mendjen tonë. Vështroni imazhin e mëposhtëm dhe kushtojini vëmendje asaj që ju bie e para në sy.

Nëse patë fluturën:

Keni frikë se dikush mund t’ju tradhtojë. Jeni mosbesues sepse mund të jeni lënduar ose refuzuar nga të tjerët. Fluturat mund të simbolizojnë një ngjarje traumatike të fëmijërisë apo një refuzim në ambientin e punës. Kur përjetojmë diçka të tillë që truri nuk arrin ta përpunojë, rishfaqet kur kujtimi ngacmohet.

Nëse patë mollën:

Të shohësh mollën të parë do të thotë që i trembesh vdekjes. Sigurisht, nuk është një zbulim i madh sepse të gjithë frikësohemi prej saj. Por ti ke frikë të humbasësh dikë që është shumë i afërt me ty. Jeni një njeri shumë i dashur që i interesojnë të tjerët dhe kjo frikë mund të rrjedhë nga një ngjarje e fortë. Ndoshta, vdekja e një njeriu të afërt ju ka lënë një plagë të pashërueshme.

Nëse patë larvën:

Phasmophobia është frika e pandërgjegjshme që lidhet me ngjarjet paranormale, si shpirtrat. Truri juaj alarmohet kur përmenden terma si fantazma, shtriga apo aktivitet paranormal. Edhe pse arsyeja nuk ju lejon të besoni nëse janë të vërteta, mendimet e tyre ju përndjekin, qoftë edhe në sekonda.

Nëse patë thikën:

Thikat janë simbol i kërcënimit. Nëse ju tërhoqi thika vëmendjen, frika juaj lidhet me sëmundjet e pashërueshme. Të gjithë i trembemi moshës dhe sëmundjeve, por kjo frikë është rrënjosur thellë në nënndërgjegjen tuaj sa edhe një mendim i vagullt për to ju tmerron. Shumica e njerëzve që shohin këtë frikësohen nga një sëmundje e pashërueshme ose vdekja e papritur, pa arsye dhe shpjegim./tvklan.al