Nëse jeni kureshtarë të dini nëse personaliteti juaj anon më tepër drejt logjikës apo emocionit, përgjigjen mund ta ketë një iluzion i thjeshtë optik.

Mjafton të shihni imazhin e mëposhtëm dhe të përcaktoni cilën prej figurave vutë re të parën, skeletin e mollës apo dy fytyrat.

Skeleti i mollës

Nëse imazhi i parë që patë ishte ky, ju udhëhiqeni nga emocionet. Kjo nuk do të thotë se jeni të paqëndrueshëm dhe gjithmonë të mërzitur. Në fakt tregon që mund të lexoni mesazhet e fshehta dhe dini çfarë të thoni në situata të ndryshme. Por njerëzit me personalitet emocional zgjedhin të qëndrojnë të heshtur dhe shpesh ndiejnë që inteligjenca e tyre nënvlerësohet nga të tjerët.

Fytyrat

Nëse patë fytyrat, ju drejtoheni nga logjika. Jeni një njeri i mirë dhe me parime strikte, por nuk ju pëlqen të udhëhiqeni nga zemra dhe të merrni vendime të gabuara. Parapëlqeni t’i mirëmendoni gjërat në çdo hap. Njerëzit me këtë personalitet shpesh ndihen të rraskapitur, por gjithnjë ia dalin që të gjejnë atë çfarë ia vlen vërtet./tvklan.al