Këto pulla vijnë me rastin e 30-vjetorit të krijimit të grupit muzikor

Royal Mail, kompania britanike e cila ofron shërbime postare ka zbuluar një koleksion të rrallë pullash që përmban foto të grupit britanik të pop-it të viteve ’90 Spice Girls.

Koleksioni feston 30-vjetorin e formimit të grupit të njohur muzikor dhe përmban imazhe të secilit anëtar të grupit së bashku me foto të ndryshme nga performancat e tyre në mbarë botën.

Në një deklaratë për shtyp që shoqëronte pullat postare, Royal Mail bën të ditur se 15 pullat speciale shënojnë herën e parë që përmban imazhin e një grupi vajzash.

“Ata bëhen vetëm grupi i gjashtë muzikor që shfaqet në një botim të dedikuar pullash pas The Beatles në 2007, Pink Floyd në 2016, Queen në 2020, The Rolling Stones në 2022 dhe Iron Maiden në 2023”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të pestë anëtaret u shpërbënë në vitin 1998. Spice Girls u kthyen me një performancë speciale në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës 2012, dhe  më pas me një turne në 2019, pa Victoria Beckham.

Klan News