Thatësira dhe i nxehti kanë rritur ndjeshëm faturën financiare për përmbushjen e nevojave për konsumin me energji të vendit.

Vetëm për muajin qershor, OSHEE ka shpallur 6 herë garë për blerjen e energjisë, ku në total llogaritet që t’i rëndojë një faturë në vlerën e 15 milion eurove.

Çmimi mesatar i blerjes për 1 megavat orë ka arritur në 50 Euro, ndërsa janë mbyllur procedurat e importit për një vlerë prej 5.24 milion Euro, ndërsa pritet zhvillimi i edhe i dy tenderave të tjerë, të cilët llogaritet të kërkojnë një sasi energjie prej 8.6 milion Eurosh.

Vetëm përgjatë gjysmës së parë të vitit mungesa e reshjeve po i kushton vendit 100 milion Euro importe.

Niveli i ujit në kaskadën e Drinit, në të tre hidrocentralet, është poshtë mesatares historike për këtë periudhë, ndërkohë që Korporata Elektroenergjitike nuk ka futur prodhimin e HEC-eve me kapacitet të plotë me qëllimin kursimin e ujit në basenet e hidrocentraleve. Kjo marrëveshje është arritur ne kordinim edhe me OSHEE-në për të rritur sasinë e energjisë në muajt e ardhshëm pasi në korrik e gusht çmimet e fluturojnë deri në 90 euro për megavat orë.

Tv Klan