Studimi: Marrin 6 herë me shumë antitrupa se personat që s’e kane kaluar infeksionin

Vaksina është 6 herë më efikase tek ata që e kanë kaluar Covid-in. Konfirmimi mbërrin nga një studim i kryer mbi personelin mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas analizave, rezulton se kushdo që është shëruar nga Covid, pasi bën edhe vaksinën, që pas dozës së parë, ka një përgjigje imuntare 6  herë më të lartë se dikush që nuk është prekur deri më tani nga coronavirusi.

Pra, vaksinimi e përforcon akoma më shumë mbrojtjen dhe e bën organizmin e njeriut të jetë i paprekshëm nga Covid-19.

Analizat kanë nisur në muajin Dhjetor dhe kanë vazhduar deri në Shkurt, duke monitoruar të dhënat mjekësore dhe përgjigjen imunitare të 237 personave pjesë e stafit mjekësor, që u vaksinuan në nisje të fushatës në Britani me vaksinën Pfizer.

Në 99% të rasteve pasdozës së parë të vaksinës përgjigja imuntare ishte e shumë e lartë, ndërkohë që kush e kishte kaluar tashme Covid, kishte një reagim antitrupash shumë herë më të theksuar.

Pavarësisht se në studim u bënë pjesë një numër I reduktuar vullnetarësh, ekspertët thonë se është një ndër studimet më të plota e të kompletuara të realizuara deri më tani mbi përgjigjen imunitare.

Klan News