Presidenti Urdhërit: Doza e dytë e AstraZeneca pas 8-12 javësh

Është drejt fundit imunizimi i stomatologëve. Sipas presidentiti të Urdhërit të Stomatologut, Nikoll Deda, në mbarë vendin janë 3170 dentistë të licencuar, ndërkohë që më shumë se 1100 janë vetëm në Tiranë.

“Vaksina është vlerësuar shumë nga stomatologët, është vlerësuar botëkuptimi shkencor i tyre. Ka qenë në nivelin e duhur. Në të gjitha qarqet është bërë vaksinimi. Vetëm ata që e kanë kaluar vonë, e kanë lënë për një moment të dytë vaksinimin”, tha Nikoll Deda, president i Urdhërit të Stomatologut.

Sipas tij vaksinimi i stomatologëve ishte shumë i domosdoshëm sepse ata kanë kontakt shumë të ngushtë me pacientët. Pavarësisht masave një pjesë e madhe janë infektuar. Por fatmirësisht kanë patur pak fatalitete.

“Fatalitete kemi pasur tre raste. Kurse në gjendje të rëndë kanë kaluar disa stomatologë, por standardi i lartë në stomatologji, i klinikave, i mbrojtjes, ka evituar rastet e shumta të fatalitetit”, u shpreh Deda.

Një pjesë e vogël e farmacistëve që janë vaksinaur me Pfizer i kanë marrë të dyja dozat, ndërsa pjesa tjetër që kanë marrë vaksinën Astra Zeneca do ta marrin dozën e dytë pas 8 ose 12 javësh.

Anglia që përdor në masë këtë vaksinë ka lënë injektimet me një diferencë prej 10 javësh, kjo pasi studimet kanë treguar se sa më larg nga njëra-tjetra të jenë dozat e vaksinës aq më shumë rriten antitrupat.

Klan News