ISHP: Interesim në rritje, mbi 43 % e popullsisë e vaksinuar

Në Shqipëri 34 % e grupmoshës 18-30 vjeç është vaksinuar kundër Covid-19. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se të gjitha grupmoshat kanë shfaqur interes në rritje për tu imunizuar.

“Jemi drejt fundit të muajit të hapur, por vaksinimi nuk po ndërpritet dhe ka intetrs për t’u vaksinuar tek të gjitha grupmoshat. Kemi një rritje të interesit të vaksinimit tek mosha 18-30, ku me doza të para kemi mbi 34 % dhe doza të dyta 23%.”

Deri tani, në total është vaksinuar mbi 43 % e popullsisë.

Kemi një mbulesë vaksinale me mbi 43 % në dozat e para, ku mbi 35% janë me doza të dyta. Kemi raportime për efekte të padëshiruara të lehta, dhimbje koke, skuqje dhimbje muskujsh. Deri tani nuk kemi patur raportime për efekte të padëshiruara më të rënda.

Komiteti i ekspërtëve rekomandoi vaksinimin e detyrueshëm për mjekët, mësuesit, pedagogët dhe studentët. Burime për Tv Klan nga ISHP bëjnë me dije se mësuesit të cilët janë vaksinuar me një dozë nuk duhet të paraqesin test PCR çdo javë, por ata janë të detyruar të kryejnë dozën e dytë brenda afateve të përcaktuara nga mjekët.

Tv Klan