Rastet me Covid-19 në Shqipëri sa vijnë dhe po rriten edhe më shumë. Të gjithë njerëzit janë të alarmuar dhe në panik për faktin se çfarë do ndodhë në vazhdim. Një shpresë për shumë njerëz është fakti se pasi infektimit ata krijojnë imunitet ndaj këtij infeksioni. Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka treguar tek emisioni Rudina në Tv Klan se sa zgjat saktësisht imuniteti i njeriut pasi kalojnë Covid-19.

Rudina Magjistari: Sa zgjat imuniteti i njeriut pasi kalon Covid-19?

Genc Sulçebe: Për këto 7-8 muaj që ka filluar ky infeksion nuk mund të përcaktohet me saktësi sesa zgjat, por këtu ndihmon studimi, studimet imunologjike në laborator të cilat kanë treguar se megjithëse niveli i antitrupave të cilat krijohen mbas infeksionit, mund të ulet pas 3-4 muajve, kjo nuk do të thotë asgjë sepse në fakt janë zbuluar që kemi qeliza kujtesë të sistemit imunitar të cilët janë aty të pranishme dhe janë të mjaftueshme për të ruajtur një kujtesë imunitare të paktën 6 muaj, por ka shumë mundësi që mund të jetë edhe me vite, duke patur parasysh tani çfarë vrojtimesh janë bërë edhe në infeksionin Sars Covid 1 që ka ndodhur rreth 18 vite më para. /tvklan.al