“Zoti ka dashur që ta thërrasë atë në një vit jubilar, në vitin jubilar të shpresës”. Kështu u shpreh me anë të një videomesazhi ngushëllimiImzot Arjan Dodaj për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

“Në vitin jubilar të shpresës. Papa ka qenë shtegtar shprese në zemrat e njerëzve më të mënjanuar dhe më të shtypur, ai është sot shtegtar në shtëpinë e atit”, u shpreh Imzot Arjan Dodaj.

Imzot Dodaj u shpreh se Papa Françesku, kishte një dashuri të madhe për Shqipërinë, pasi kishte shprehur dëshirën për ta vizituar sërish vendin tone. 

Papa që ju dha zë atyre situatave që nuk kishin zë. Papa që e deshi vendin tonë duke e privilegjuar përballë të gjithë vendeve të tjera perëndimore. Papa që deshi martirët tanë, që deshi aq shumë Nënë Terezën”, tha Imzot Dodaj.

Tv Klan