Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kjo është rruga e sapo shtruar “Mihal Grameno”. Prej tre muajsh këtu ka punuar firma Karl Gega, për të shtruar 950 kilometra linear rrugë, me një gjerësi 5.5 metra. Për të përgëzuar firmën dhe banorët, që përfituan këtë rrugë, të pranishëm ishin ministri i Financave Angjeli dhe kryetari i bashkisë Edi Rama, të cilët sot kanë prerë dhe shiritin e kësaj rruge.

45 milion lekë të reja janë fondet e dhëna nga bashkia për shtrimin e kësaj rruge, me të gjitha parametrat. Është riparuar ujësjellësi i linjës, si dhe është ndërhyrë në kanalizime. Kjo është faza e parë pasi ka ende rrugë për të shtruar. Pjesa e mbetur për vitin 2001, kërkon 30 milion lekë. Ministri i Financave, njëkohësisht deputet i kësaj zone me dhjetë mijë banorë thotë:

Anastas Angjeli, Ministri i Financave:- “Jo vetëm kjo por edhe rrugë të tjera nuk përfundojnë këtu. Ne kështu dëshirojmë të bëjmë të gjitha rrugët e kësaj zone, të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Brenda kësaj zone do të bëhet një unazë për t’u lidhur me lagjen “Ali Demi” Besoj që bashkia do ta ketë në konsideratë që ta parashikojë edhe pjesën tjetër”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti