Kjo synon mbrojtjen e biodiversitetit dhe do të promovojë harmonië midis njeriut dhe natyrës

Kopshti i parë kombëtar botanik i Kinës hapet zyrtarisht në Pekin, si një vend kryesor për të forcuar ruajtjen e specieve bimore të rrezikuara.

Me një sipërfaqe prej afro 600 hektarësh, kopshti botanik është ndërtuar në bazë të burimeve nga Instituti i Botanikës i Akademisë Kineze të Shkencave dhe Kopshti Botanik i Pekinit.

Është një veprim konkret për të promovuar harmoninë midis njeriut dhe natyrës në nivel kombëtar, për të forcuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe për të zbatuar Konventën për Diversitetin Biologjik”, tha He Ran, drejtor ekzekutiv i kopshtit.

Kina aktualisht po nxit një sistem kombëtar të rezervave natyrore për ruajtjen e jetës së egër dhe një sistem kombëtar të kopshteve botanike.

Për të mbrojtur speciet e rralla dhe të rrezikuara përfshirë edhe bimët, janë ndërtuar deri më tani rreth 200 kopshte botanike. Rezervat e natyrës dhe kopshtet botanike, janë të domosdoshëm dhe plotësues dhe formojnë një sistem të plotë të ruajtjes së biodiversitetit në Kinë.

Klan News