

Inagurohet statuja e Sergio Aguero
Legjenda e City ka një statujë përpara “Etihad Stadium” për të përkujtuar golin e tij historik
Klubi i Manchester City përuroi statujën e ish-sulmuesit Sergio Aguero në ambientet e jashtme të stadiumit “Etihad”, për të nderuar 10-vjetorin e realizimit të golit historik të argjentinasit, që i dha klubit titullin e parë kampion pas 44 vitesh.
Aguero realizoi në minutën e 94 kundër Queens Park Rangers në takimin e fundit të sezonit 2011-12, duke fituar betejën ndaj rivalëve të qytetit United për titullin kampion.
Goli i shënuar ishte hapi i parë i një rrugëtimi të suksesshëm të “qytetarëve”, të cilët kanë dominuar Premier Ligën në vitet në vazhdim. 33-vjeçari tregoi emocionet për këtë ngjarje.
“Për mua është fantastike dhe unë jam shumë i lumtur për këtë statujë. Tani po e shijoj këtë, është shumë speciale për mua”.
Statuja e krijuar nga skulptori Endi Skot, i bashkohet atyre të shokëve të ekipit të argjentinasit, Vincent Compani dhe David Silva, të inaguruara vjet. Aguero ka shënuar 260 gola për City në karrierën e tij. Ai ka fituar pesë herë Premier Ligën, 1 Fa Cup dhe 6 League Cups gjatë një dekade te “qytetarët”.
Sezonin e shkuar ai vendosi të transferohej te Barcelona, por për shkak të një problemi në zemër vendosi të tërhiqej nga futbolli.
Klan News