Ndërsa inauguroi  Agropikën e re të çelur në Tiranë, e cila është në shërbim të fshatrave të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama, tha se tashmë fermerët mund të përfitojnë nga fondet e qeverisë dhe ato të BE për prodhimin e tyre bujqësor e blegtoral.

“Ajo që mund të thuhet me gjithë gojën është që me fondet që kemi në dispozicion dhe me fondet që kemi marrë nga BE, kushdo që do realisht të punojë dhe investojë në bujqësi dhe i ve mendjen projektit dhe mëson si të aplikojë, merr para. Sigurisht që edhe siç e folëm qëparë atje thelbi është që duhet të mësohen që bujqësia është e lidhur me tregun. Nuk mundet ti të rrish vetëm në një parcelë dhe të mbjellësh çfarë të vijë në mend jashtë kontekstit të nevojave të tregut dhe  të thuash “pse s’më shitet dhe hajde po dal ta hedh në lumë dhe në rrugë”.

Rama u kërkoi fermerëve që të regjistrohen për të përfituar nga fondet e BE. Ndërsa bashkëbisedoi edhe me 4 studente ekselentë të cilët janë punësuar Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si pjesë e paktit për universitetin.

Tv Klan