Në ceremoni edhe ambasadorja amerikane dhe ai i Izraelit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, nuk pati asnjë hebre të vrarë, por memoriali i Holokaustit i inauguruar tek Kodrat e Liqenit është më shumë një nderim për shqiptarët që strehuan hebrenjtë në shtëpitë e tyre.

E pranishme veç përfaqësueseve të familjeve hebreje dhe autoriteteve vendase ishte dhe ambasadori i Izraelit dhe ambasadorja amerikane që vlerësuan mikpritjen e shqiptarëve për hebrenjtë duke sfiduar pushtimin nazist.

I konceptuar nga Edi Rama që gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës, memoriali përbëhet nga 3 pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën shqipe, hebreje dhe angleze.

Tv Klan