Do të pajiset me libra të rrallë

E njohur si Biblioteka e vjetër e kryeqytetit dhe e përdorur si aneks i Bibliotekës Kombëtare, tashmë kjo hapësirë vjen e rikonceptuar dhe si një Qendër e re Libri.

Sallat e reja, ku tashmë librat kanë dalë nga arkat për të qenë të aksesushme për lexuesit u inauguruan me praninë edhe të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Ne qendrën me emrin Sotir Kolea, janë ruajtur edhe librat të sekuestruar dhe të ndaluar nga regjimi komunist, të cilët ekspozohen për herë të parë në këtë godinë.

Por jo vetë kaq, në këtë hapësirë do të ekspozohen dhe librat e rrallë që do të jenë të pajisura me çip për t’u ruajtur. Ish-Biblioteka e vjetër e qytetit pësoi dëmtime të konsiderueshme gjatë tërmetit të 2019 dhe falë ndërhyrjes së bërë ajo vjen tashmë me ambiente të transformuara dhe moderne.

Tv Klan