Në këto ambiente do të mësojnë tashmë nxënësit e shkollës “14 Nëntori” në Durrës. Godina ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 ndërsa u rindërtua me fondet e Bashkimit Europian. Shkolla u inagurua këtë të hënë ndërsa në bankat e saj do të ulen 750 nxënës.

Pjesë e inaugurimit ishin edhe përfaqësues të zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë. Në Durrës pjesë e programit të BE EU4SCHOOLS janë 18 objekte në total nga të cilat 13 kanë përfunduar.

Klan News