Mbi 8 mijë produkte me ulje nga 30-60%

Inagurohet në Tiranë showroomi i ri  i kompanisë “Mario Hidrosanitare”.

Prej 25 vitesh në tregun shqiptar, kompania “Mario Hidrosantiare” ofron pajisje hidrosanitare me dizajne bashkëkohore dhe çmime fantastike, duke përmbushur kërkesat e çdo klienti me cilësi dhe përkushtim.

Showroomi prej 1600 m2 në Tirana Industrial Park, përfshin mbi 8 mijë artikuj të të gjitha llojeve të produkteve hidrosanitare, duke nisur nga pajisjet e porcelanit, rubineterisë, vaskave, dusheve, mobiljeve, pasqyrave, si edhe kompletimin me aksesorë edhe të ambienteve të tjera të shtëpisë, përfshirë kuzhinën.

Cilësia e markave italiane përbëjnë diferencën e produkteve në tregun shqiptar.

“Jemi të nderuar të jemi pjesë dhe të bashkëpunojmë me “Mario Hidrosanitare”. Bashkëpunimi me Shqipërinë nëpërmjet “Mario Hidrosanitare” ka qenë i suksesshëm sepse edhe produktet e ofruara janë jo vetëm risi e teknologjisë më të fundit, por edhe dizajn dhe cilësi”, tha Roberta Marangoni, përfaqësuese e WTS Group.

Risia e showroom “Mario Hidrosanitare” është tek demonstrimi i pajisjeve se si funksionojnë, njësoj si të ishin të montuara në ambientet e shtëpisë duke e bërë edhe më të prekshme dhe të lehtë për këdo zgjedhjen e artikujve.

Me hapjen e showroomit të ri janë prezantuar edhe ofertat e reja pranverore të produkteve, duke ofruar ulje të çmimeve nga 30% deri në 70% për të gjitha blerjet.

Tv Klan