Rama: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me privatët

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka tashmë një spital të ri kirurgjikal, i cili do të mbajë emrin “Frederik Shiroka”.Kreu i qeverisë e konsideroi spitalin e ri një ëndërr të bërë realitet që do të plotësohet me të tjera investime.

Teksa premtoi se buxheti i shëndetësisë nuk do të reduktohet për shkak të emergjencës nga tërmeti, Rama tha se koncesionet në këtë sektor do të vazhdojnë. Spitali i ri kirurgjikal ka 7 salla operacionesh, laboratorë, aparatura të fjalës së fundit dhe 120 shtretër.

Spitali i ri kirurgjikal do të ketë edhe një arkivë dixhitale të operacioneve të kryera që do t’u shërbejë studentëve.

Tv Klan