Çarteri i parë me turistë nga Izraeli ka mbërritur mëngjesin e së martës në Rinas. Në dalje të aeroportit, për të pritur vizitorët ishte edhe Ministri Klosi, i cili inauguroi edhe pikën e parë të informacionit për turistë “Smile Albania”.

Ne do të ngremë pika në të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë turistët që do të afrohen në vendin tonë do të kenë mikpritjen e 1 mijë të rinjve, të cilët do t’i informojnë përsa i përket të gjitha pikave turistike të vendit tonë, mundësive që ata kanë për të vizituar Shqipërinë edhe jashtë asaj që gjendet pranë sezonit turistik të plazhit dhe po ashtu të bëjnë edhe një edukim mjedisor”.

Përgjatë verës do të ketë 4 çartera në javë, që do të vijnë direkt nga Izraeli. Sipas Ministrit Klosi, gjatë gjithë sezonit turistik do të ulen në Rinas rreth 300 çartera, të cilët do të sjellin pushues jo vetëm nga Izraeli, Skandinavia, Polonia e Çekia, por edhe nga Anglia e Gjermania.

Tv Klan