Konferenca mbi klimën në Ballkanin Perëndimor në Tiranë, një organizim i Kombeve të Bashkuara, ka nisur me një përplasje diplomatike Kosovë – Serbi.

Delegacioni serb dhe Kombet e Bashkuara nuk kanë pranuar në tryezë delegacionin kosovar, duke kërkuar që kjo e fundit të përfaqësohej nga UNMIK.

Kërksesa e tyre ka hasur në kundështimin e përfaqësuesve nga Kosova, me pretendimin se janë një shtet i pavarur.

Ministri i Mjedisit të Shqipërise, Blendi Klosi, sqaroi se ka pasur një dakordësi me OKB-në dhe me Serbinë për prezencën e Kosovës, po ata nuk ishin dakord që Kosova të kishte të drejtë vote.

Megjithatë, qëndrimin e tij e mbajti duke u larguar nga konferenca së bashku me ministrin e Kosovës. Pas incidentit, konferenca ka vijuar vetëm me prezencën e zv ministrave dhe stafeve të tyre teknike, ndërkohë që u largua në shenjë proteste edhe ministri i Serbisë.

Tv Klan