Në përfundim të faljes së Namazit ne sheshin Skënderbej ka ndodhur një incident. Një person ka hyrë mes besimtarëve dhe në kushte të rënduara psikologjike ka tentuar të djegë veten.

Me thirrjet “Nuk ka Zot” ai filloi të kryente aktin e rëndë por ka qenë ndërhyrja e besimtarëve dhe e policisë më pas që neutralizuan qytetarin. Komuniteti Mysliman tha se ai ishte një person me sëmundje mendore, dhe se kjo ngjarje nuk ka lidhje me besimin fetar. 

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 07:05, në sheshin “Skënderbej” ku një 40-vjeçar me iniciale B.G., ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjej.

Tv Klan