Sportisti nuk e drejtoi siç duhej skejtbordin dhe u përplas me pjesën anësore të parmakut

Peruani Angelo Narvaez pësoi një përplasje të dhimbshme në garën e parë të skejtbordit në historinë e olimpiadës.

Skejtbordi është një nga pesë sportet e reja që futen në Lojërat Olimpike.

Narvaez ishte një ndër favoritët për të fituar medalje, por nisja e tij nuk mund të ishte më e keqe dhe e dhimbshme në raundin e parë paraelimiator.

Sportisti rrëshqiti mbi një parmak, e më pas kur ra në tokë sipër skejtbordit nuke mbajti ekuilibrin, duke u përplasur me një shtyllë.

21-vjeçari e pati të pamundur që të vazhdonte garën menjëherë dhe mori disa kohë sa të qetësohej.

Pavarësisht kësaj, ai arriti të kualifikohej në finalen e madhe dhe e mbylli garën i pesti.

Klan News