Një incident ka ndodhur mes SHBA-së dhe Rusisë në Siri, ku u përplasën dy automjete ushtarake amerikane dhe ruse.

Nga pamjet e shpërndara nga faqja nacionaliste ruse ‘Rusvesna.su’, shihet një automjet rus që përplaset me mjetin e blinduar të ushtrisë amerikane.

Nga përplasja mes mjeteve, ushtarët pësuan lëndime të vogla. Rusia ka akuzuar SHBA-në se pengoi patrullimin e autokolonës ruse.

Ndërsa një zyrtar amerikan ka thënë për CBS News se forcat ruse kishin hyrë në një zonë të sigurtë për të cilën ishte rënë dakord që nuk do ta shkelte.

Incidente mes forcave amerikane dhe atyre ruse në territorin sirian ka pasur shpesh, por konfrontimet janë të rralla. Në Siri, Rusia mbështet forcat qeveritare të Presidentit Bashar al-Assad.

Ndërsa SHBA mbështet luftëtarët lokalë kurdë në luftën civile që ka nisur prej vitit 2011. /tvklan.al