Një aksident i rëndë ka ndodhur në det jashtë Portit të Pireut në Greqi, kur një anije tregtare u përplas me një fregatë.

Për shkak të përplasjes, anija e marinës greke pësoi dëmtime dhe u ça në mes, duke rrezikuar fundosjen. Në bordin e saj ishin 27 persona, nga të cilët dy u plagosën lehtë dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Pjesa tjetër janë evakuuar.

Autoritetet portuale greke po tërheqin me rimorkiator anijen luftarake duke shpresuar që të mos fundoset. Ndërsa anija e mallrave është ndaluar që të udhëtojë deri sa të riparojë dëmet. Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. /tvklan.al