Incident në takimin e Rudina Hajdarit

Incident në takimin e Rudina Hajdarit

20:25 26/09/2019

Përplaset me një anëtar të FRPD-së në Shkodër

Tre javë pasi premtoi se do të niste komunikimin me shqiptarët, Rudina Hajdari zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Pikërisht për këtë shkollë deputetja kishte ofruar më herët rrogën e saj për dëmtimet që u shkaktuan nga zjarri i ndezur pak ditë para zgjedhjeve të 30 Qershorit pasi ambientet po përdoreshin si KZAZ.

Por kur Hajdari mori fjalën, ajo u ndërpre nga njëri prej të rinjve. Ai e akuzoi se përfaqësonte Kryeministrin Edi Rama.

Rudina Hajdari: Hajde!

I riu: Ti përfaqëson Edi Ramën atje…

Më pas Hajdari e fton gjimnazistin ta thotë në mikrofon mendimin e tij para bashkëmoshatarëve.

I riu: E njeh Azem Hajdarin ti?

Rudina Hajdari: Tani… Besoj se…

I riu: Ai ka luftu për demokracinë këtu. Luftoi kundër komunizmit. Ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve.

Më vonë u mësua se i riu është Fatjon Mani, anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës. Ai nuk ishte pjesë e shkollës “Shenjaze Juka”, por kishte hyrë në takim si gazetar. Pas incidentit, deputetja Hajdari zgjodhi të flasë për nevojat që kanë shkollat për arsimin cilësor.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi