Rusia shkëmben akuza me Hollandën, Britaninë e Madhe dhe SHBA-të

Tensionet mes Hollandës dhe Federatës Ruse kanë mbërritur në pikën më të ulët teksa një fregatë ushtarake holandeze dhe ekuipazhi i saj që po lëvizte drejt ngushticës pranë gadishullit Kerch në skajin lindor të Gadishullit të Krimesë u kërcënuan nga bombarduesit rus Sukhoi qe pretenduan shkelje të kufirit. Ky incident vjen në një kohë kur Ukraina, Hollanda, Belgjika, Australia dhe Malajzia kërkuan në gjyqin që po zhillohet në Amsterdam për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines, në të cilin vdiqën pothuajse 300 njerëz MH17 që të ndëshkohen para drejtësisë jo vetëm autorët, por edhe Federatën Ruse si shtet.

Ne incidentin në ujërat e Detit të Zi, Ministria Hollandeze e Mbrojtjes pretendoi se luftëtarët rusë krijuan një situatë të pasigurt duke fluturuar shumë ulët mbi fregatën e tyre.  Sipas palës hollandeze, fregata pati në ato momente ndërprerje të komunikimit te pajisjeve të saj elektronike. Ky incident pasoi në një tjetër përplasje para disa ditësh kur një fregatë britanike u akuzua se hyri në ujërat territoriale të Rusisë ndersa Londra pretendoi se anija e saj ushtarake po lundronte në ujërat e Ukrainës.

Presidenti Putin nuk iu referua incidentit me hollandezët, por akuzoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për provokime në Detin e Zi, pranë Krimesë.

Ishte pa diskutim një provokim. Çfarë donin dhe çfarë synimi kishin këta provokatorë? Pikë së pari ishte një provokim kompleks, dhe nuk u bë vetëm nga britanikët, por edhe amerikanët”.

Krimeja u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por SHBA dhe BE e njeh si pjesë të Ukrainës madje kanë ndërrmarrë edhe sanksione ndaj Kremlinit.

Klan News