Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një tjetër incident ka ndodhur sot në Kosovë. Trupat ruse të KFOR-it të vendosura në fshatin Korminjane të Kosovës kanë vrarë tre serb të fashatit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm kur një grup serbësh të armatosur kanë goditur mbi një grup shqiptarësh të pa armatosur duke e lënë të vdekur njërin prej tyre.

Me të dëgjuar të shtënat kanë mbrritur trupat ruse të KFOR-it të cilat kontrollojnë fshatin Kormijan të populluar më shumë nga serbët. Forcat e KFOR-it ju janë kundërpërgjigjur me zjarr serbëve duke lënë tre të vdekur prej tyre.

Ka përkuar kjo ngjarje me mbrritjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Natos Havier Solana në Kosovë, i cili stacionin e parë të vizitës në Kosovë ka pasur qytetin e Gjakovës. Para nisjes nga Brukseli Solana është takuar mëngjesin e sotëm me kryeministrin e qeverisë së përkohshme të Kosovës Hashim Thaçin./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori