Federata gjermane themelon kompaninë “Stadium Security”

Kohët e fundit ka pasur një rritje të përplasjeve të dhunshme në stadiumet gjermane të futbollit. Ndër të tjera ka pasur incidente në Frankfurt, Hamburg dhe Hanover. Në funksion të mbarëvajtjes së Kampionatit Evropian që do të mbahet verën e ardhshme në Gjermani, aktet e dhunshme kanë sjellë shqetësime për qeverinë gjermane.

Federata vendase është përgjegjëse kryesore për sigurinë në stadium dhe për këtë arsye në mbledhjen e fundit të komitetit ekzekutiv, ajo vendosi ngritjen e ‘shoqërisë aksionere Stadium Security’. Kjo kompani do të jetë përgjegjëse për marrjen e masave që synojnë ndalimin e incidenteve të dhunës dhe mjeteve piroteknike në stadiume.

Qëllimi është të mos dëmtohet atmosfera festive në stadium por nga ana tjetër të përjetohet një ambient i sigurtë he paqësor për të gjithë. Një grup pune me përfaqësues të tre ligave kryesore si dhe shoqatave të tifozëve do të punojë për përcaktimin e masave që duhen marrë. Nga ata tjetër pas, ngjarjeve të fundit, autoritetet do të përshkallëzojnë masat në mënyrë që të mos cenohet kultura e tifozerisë gjermane e cila është e respektuar në të gjithë Europën.

Tv Klan