Pas disa incidenteve të ndodhura në disa bashki të djathta, si ajo e Tropojës, Shkodrës e Lezhës ku ka pasur përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake, pas urdhrit për lirimin e KZAZ-ve, ka reaguar edhe institucioni i Presidentit.

Përmes zëdhënësit të tij, kreu i shtetit vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

“Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundon njoftimi.

Tv Klan